Enti i mjedisit të punës (Arbetsmiljöverket)

Të gjithë të punësuarit në Suedi kanë të drejtë të kenë, sipas Ligjit mbi mjedisin e punës, një mjedis të mirë të punës. Askush nuk duhet të ketë nevojë të lëndohet ose të sëmurte, për shkak të punës së vet.

Ne jemi një organ zyrtar me detyrë nga Qeveria dhe Parlamenti i Suedisë të ndjek që ligjet e mjedisit të punës të respektohen nga ndërmarrjet dhe organizatat. Këtë e bëjmë, në mes tjerash, duke:

  • Nxjerr rregulla të reja me pikënisje nga Ligji i mjedisit të punës
  • Ndjek ndërmarrjet dhe organizatat, a i përfillin ato ligjet dhe rregullat duke i inspektuar vendet  e punës, në tërë Suedinë
  • Përhap informacion për çështjet e mjedisit të punës.

Punëdhënësi përgjigjet për mjedisin tënd të punës

Është punëdhënësi i cili ka përgjegjësinë kryesore për mjedisin e punës në vendin e punës. Kur ne shkojmë dhe i vizitojmë vendet e ndryshme të punës, ne shikojmë si duket mjedisi i punës dhe ne i kontrollojmë se a përfillen ligjet dhe rregullat të mjedisit të punës. Nëse gjejmë mangësi, punëdhënësit   i duhet t´i eliminoj ato mangësi.

Përfaqësuesi yt në punë

Shumë vende të punës në Suedi kanë të ashtuquajturin ombudspersonin e mbrojtjes. Ombudspersoni është një person i cili i përfaqëson të punësuarit dhe i cili mund të bën kërkesa për mjedisin e punës  dhe punëdhënësin. Nëse ke probleme në punë, mund të flasësh me ombudspersonin tënd të mbrojtjes.

Na kontakto ne

Ti na arrin ne përmes telefonit +46 (0)10-730 90 00 ose në arbetsmiljoverket@av.se. Bashkëpunëtorët tanë flasin disa gjuhë të ndryshme dhe ju përgjigjen në pyetje, të hënën deri të premten, ora 08.00-11.30.

Ne jemi rreth 600 bashkëpunëtor dhe jemi në shumë vise rreth e përqark vendit, që nga veriu deri në jug, me selinë kryesore në Stockholm. Ti je gjithmonë i mirëseardhur të na kontaktosh, nëse ti ke pyetje për mjedisin e punës, rregullat dhe ligjet ose për e-shërbimet tona.

A të mungon një përkthim?

Informacioni në këtë gjuhë është i kufizuar. Informacion më të hollësishëm ka në faqet e suedishtes    dhe të anglishtes. Në rast nevoje, ne mund të përkthejmë edhe më shumë tekste. Na kontakto në arbetsmiljoverket@av.se nëse ke dëshirë për përkthime.

Last updated 2021-11-30